Stresi flet për Kejsin: Prej një viti nuk shihemi, çfarë po ndodh me dashurinë tonë

schedule20:39 - 17 Gusht, 2020

schedule 20:39 - 17 Gusht, 2020

Historia e dashurisë mes Kejsit dhe Stresit mbetet një nga më të diskutuarat e showbiz-it shqiptar.

I ftuar në “Edicionin Veror”, ky i fundit ka folur rreth marrëdhënies së tyre me ndarjet dhe bashkimet e herëpasherëshme.

I pyetur nga gazetarja Irini Meçe, Stresi ka treguar se dashuria mes tyre ekziston, por largësia ka ndikuar pasi Kejsi jeton prej një viti në Kanada.

Në fund, reperi ka ngritur edhe një dolli për bukuroshen, që mesa ka pranuar vazhdojnë të mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Jemi në një nuk mund të them pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po bëjmë përpjekjet, po tani të shohim.

Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, kështu që shumë e vështirë të bëhemi prap bashkë dhe mbajmë kontakte. Është shumë e vështirë, shumë e lehtë. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston  edhe shumë madje.

Le të bëjmë edhe një gëzuar për Kejsin”, tha Stresi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!