Stresi dhe Keisi befasojnë sërish, çfarë po ndodh mes dyshes

schedule15:46 - 19 Nëntor, 2020

schedule 15:46 - 19 Nëntor, 2020

Marrëdhënia e Keisit dhe Stresit është komentuar gjerë e gjatë nëpër media. Dyshja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së dashurisë plot ndarje dhe bashkime. Pak kohë më parë, në një intervistë televizive, reperi konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh se i kanë dhënë fund lidhjes.

Kur u pyet nëse e la ai Keisin apo e la ajo, reperi u përgjigj: “Lamë njëri-tjetrin”. Ndërkohë së fundmi, Stresi ka befasuar ndjekësit pasi ka publikuar një foto të ëmbël me Keisin dhe ka treguar sesa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin.

“Kur u njohëm ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë. Kaluam njerëz të lig kundërshtarë, por në fund këta nuk e dinë se ne jemi shok të ngushtë”, ka shkruar Stresi krahas fotos, në të cilën duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!