Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strehoi Aldo Avdylin/ Arrestohet Dorian Sherifi, mori me qira banesën ku qëndronte i kërkuari

schedule18:11 - 14 Tetor, 2025

schedule 18:11 - 14 Tetor, 2025

Policia ka arrestuar Dorian Sherifi, personin i cili strehoi Aldo Abdylin. Dorian Sherifi është personi që ka marr me qira banesën pranë kopshtit zoologjik ku strehohej Aldo Abdyli.

Kujtojmw se Aldo Avdyli, i shumëkërkuar nga Prokuroira e Posacme SPAK, u arrestuar orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë. I njohur edhe me emrin Elidon, 37-vjecari, pjesë e grupit të Avdylajve në Durrës, strehohej në një apartament në zonën e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet.

Policia mori informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa forcat RENEA dhe ato Operacionale mbërritën në dhomën e tij duke i vënë prangat. Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar një grup bashkë me xhaxhanë e tij Astrit Avdylin për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, si hakmarrje që ishte bërë ndaj tij disa vite më parë. Gjatë arrestimit, Aldo Avdylit i është gjetur një pistoletë si dhe dy celularë që i kishte me vete, të cilët janë dërguar në laboratorët e SPAK për tu ekzaminuar.

Aldo Avdyli u shpall në kërkim, gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK, më 2 tetor të këtij viti, ku u goditën dy grupe kriminale, një i drejtuar nga Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe tjetri nga Astrit Avdyli.

SPAK e dyshon Aldo Avdylin për veprat penale, Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrim parash”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve”

Vrasja e Edmir Bregut u zbardh nga komunikimet në aplikacionin SKY ECC. Sipas SPAK, porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrje për tentativën për të vrarë Aldon.

Si ekzekutorë vepruan Alfred Doka dhe Ermir Dedja. Doka është në kërkim, ndërsa Dedja u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. Si ndihmës, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, i cili ndodhet pas hekurave.

Ndërsa për grupin e drejtuar nga “Rrumi i Shijakut”, SPAK thotë se kanë kryer tjetërsimin e disa hektarëve tokë, në zonën e Gjirit të Lalëzit dhe të Kepit të Rodonit. Në disa raste “Rrumi i Shijakut” komunikonte me Avdylajt për sa i përket përvetësimit të pronave kundrejt porosive për ngjarje kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!