Strehimi i afganëve, Blinken letër Xhaçkës: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon

schedule13:17 - 16 Nëntor, 2021

schedule 13:17 - 16 Nëntor, 2021

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në të cilën e falenderon për pritjen e refugjatëve afganë.

Letra e sekretarit Blinken iu dorëzua ministres Xhaçka nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Në të, SHBA i shpreh mirënjohjen Shqipërisë “për zemërgjerësinë dhe kurajon.” Po ashtu, Blinken e ka përgëzuar Olta Xhaçkën për ndërhyrjen në Ministerialin e NATO-s së 20 gushtit.

“Ndërhyrja juaj në Ministerial për Afganistanin ishte e fuqishme. Kontributi i Shqipërisë, vërteton seriozitetin ndaj NATO-s duke angazhuar ndër vite 4 mijë trupa. Jemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta.”

Në letrën e tij, sekretari amerikan i shtetit thotë se trupat shqiptare në Afganistan kanë dhënë një kontribut për qëndrueshmërinë “sigurinë për forcat tona dhe për popullin afgan.” /abcnews.al/