Në Tiranën që i strehoi, pas largimit nga lufta, jetojnë në qetësi, por mendjen e kanë tek atdheu i tyre.
Në këtë 24 shkurt, Sergei, një prej ukrainasve të shumtë që jetojnë në Shqipëri shpreh keqardhjen për situatën e vështirë në vendin e tij.
“Ndihem shumë keq. Kjo ditë është për të kujtuar për gjithçka që ka ndodhur në Ukrainë këto dy vite. Çdo ditë shumë njerëz humbin jetën dhe të tjerë largohen nga Ukraina. Në qytetet e pushtuara ka sulme çdo ditë. Më qytetin tim Kharkiv 6 apo herë në ditë dëgjohet alarmi për bomba, gjatë natës ka shpërthime me bomba, ushtarët tanë po vdesin. Njerëzit janë shumë të lodhur nga kjo, situate është shumë keq. Në Shqipëri kam tre muaj, më parë kam qenë në qytete të tjera. Njerëzit këtu në Shqipëri janë shumë miqësorë”, tha Sergei.
Një tjetër ukrainas, Pavllo shpreh mirënjohjen që Shqipëria i ka hapur derën.
“Jam nga zona perëndimorë e Ukrainës. Në Shqipëri kam 6 muaj që po jetoj këtu. Jam krenar që ndodhem në Shqipëri dhe shumë i lumtur për mbështetjen që Shqipëria i jep vazhdimisht Ukrainës në këto kohë lufte. Kjo ditë është shumë e vështirë për të gjithë ne sepse bëhen dy vite luftë në vendin tonë. Familja ime është në Ukrainë. Për një periudhë kohe edhe ata ishin këtu në Shqipëri, por më pas u larguan përsëri”, tha Pavllo.
Genci Drita prej dy vitesh ka strehuar dhe punësuar shtetas të shumtë ukrainas, të larguar nga lufta.
“Jemi këtu për t’i dhënë një mbështetje të fuqishme ushtarëve të Ukrainës, presidentit Zelensky që me zor presim të vijë këtu, bashkë me këta punëtorë ukrainas që punojnë këtu më Shqipëri, kanë ikur prej luftës. Sa më shpejt të mbarojë lufta dhe Ukraina të jetojë e lirë”.
Genci thotë se ukrainasit që ai ka punësuar janë marangozë shumë punëtorë dhe në Shqipëri kanë gjetur shtëpinë e tyre, ndonëse i trishton çdo ditë ajo që ndodh në Ukrainë.
“Ata janë bërë njësh me ne. Janë njerëz të mrekullueshëm. Të japim mbështetje totale që ata të mos e ndjejnë emigrimin sepse kemi qenë edhe vetë dikur emigrant dhe e dimë çdo të thotë. përveç asaj që shohin në media janë të frikësuar për atë që ndodh atje. Por me mbështetjen që kanë këtu sado pak e kanë kaluar atë situatën e vështirë”.
“Faleminderit Shqipëri”. /abcnews.al