Strategjia që mund të shpëtojë marrëdhënien tuaj

schedule19:00 - 6 Maj, 2022

schedule 19:00 - 6 Maj, 2022

Kur jeni në një fazë të marrëdhënies tuaj ku seksi është nga i rrallë në inekzistent, mendoni se pjesa më e rëndësishme mungon. Edhe pse e vlefshme, ka hapa të tjerë që mund të ndërmerrni për të arritur atje.

Sipas një studimi të publikuar në Daily Mail, çiftet nuk besojnë se seksi është faktori më i rëndësishëm në lumturinë e tyre. E megjithatë, përqafimet ju japin një ndjenjë afërsie dhe sigurie, ndërkohë që stimulojnë zonat e trurit që lëshojnë oksitocinë.

Ajo që realizon përqafimi, por jo seksi, është se na lejon të komunikojmë pa na lodhur fizikisht dhe pa na hequr energjinë. Kjo është arsyeja pse psikoterapistët inkurajojnë çiftet të fillojnë të prekin më shumë dhe të flasin më pak.

Prekja dhe përqafimi është mënyra ideale për të rikthyer emocionet në një marrëdhënie. I largohesh mbrojtjeve, afrohesh, ndjen erën e partnerit, ndihesh i pranuar. Dhe nëse përqafimet vazhdojnë, është e mundur që ato të çojnë në seks. Nëse jeni duke kërkuar për kontakt fizik, së pari duhet të kaloni te emocionaliteti.

A kanë gjinitë të njëjtën nevojë për një përqafim?

Edhe pse ne kemi perceptimin stereotip se meshkujt nuk kanë të njëjtën nevojë për përqafime dhe butësi, Instituti Kinsey konfirmon se nuk ka dallim gjinor . Ata po kërkojnë vetëm përqafim gjithnjë e më shumë ndërsa rriten. Prandaj, përgjigja qëndron tek prekja, e cila jo domosdoshmërisht të çon në seks dhe i mundëson çiftit të afrohet pa fjalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!