“Strategjia e portave hyrëse nga ajri”, Balluku: Në aeroportin e Vlorës vitin tjetër do të ngrihen avionët e parë!

schedule12:07 - 29 Prill, 2024

schedule 12:07 - 29 Prill, 2024

“Një epokë e re për industrinë detare”, kështu u shpreh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Balluku ndërsa foli për projektet e rëndësishme në vend, u ndal edhe tek aeroportet duke thënë se në aeroportin e Vlorës vitin tjetër do të ngrihen dhe do të ulen avionët e parë në këtë kohë.

“Na u desh të performonim më mënyrën më të mirë për të pasur sa më pak aksidente dhe të shërbenim sa më mirë. Dhe ia dolëm. Strategjia e portave hyrëse nga ajri. Katër aeroporte duke nisur nga Kukësi, Tirana Vlora dhe ai i Gjirokastrës janë dhe do të jenë të disponueshme në vendin tonë. Tashmë do të fluturojmë nga. Ai i Rinasit ka qenë një aeroport me 13 mijë metra katrorë terminale, sot kemi 40 mijë metra katrorë terminale”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!