Strategji kombëtare për turizmin/ Besnik Vathi: E mirëpresim, ndihmon sektorin të marrë masa të drejta

schedule14:35 - 16 Tetor, 2024

schedule 14:35 - 16 Tetor, 2024

TIRANË- Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draft Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030, që është dokumenti bazë për orientimin e zhvillimit të sektorit në 6 vitet e ardhshme.

Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Po ashtu sipas draft Strategjisë Kombëtare të Turizmit po ashtu sipas draft Strategjisë Kombëtare të Turizmit parashikohet që deri në vitin e fundit të kësaj periudhe, të regjistrohen rreth 70 milionë netë-qëndrime në të gjitha strukturat akomoduese të vendit duke u dyfishuar krahasuar me nivelin aktual.

Kjo strategji kombëtare u diskutua në emisioni “Money Report” në ABC News. Operatori turistik, Besnik Vathi, u shpreh se kjo strategji është shumë e mirëpritur, por krahas kësaj ai pati edhe këshilla konkrete.

Sipas tij, analiza e numrave të turistëve duhet të jetë më e thellë dhe nga kjo mund të hartohen strategji më efikase dhe serioze.

“E mirëpresim një strategji të tillë, që shkon deri në 2030, por do doja të ishte më e plotë në afat. Ishte e nevojshme, është e nevojshme, sepse pa një strategji nuk mund të merren masa të drejta dhe të sakta. Duhen masa më të plota dhe më afatgjata”,  tha ai.

Ai shtoi se ky draft është hartuar nga kompani serioze, por apeloi të bëhet kujdes me qëllim që sektori i turizmit të “ekzaminohet” në mënyrë piramidale, duke nxjerrë në pah të dhënat e nevojshme.

“Do duhet të bëhet një analizë më të thellë. Drafti është hartuar nga kompani serioze”, shtoi ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!