Prej kohësh tashmë e ardhmja e teknikut, Carlo Ancelotti lidhet ngushtë me një kalim në stolin e pankinës së Kombëtares së Brazilit e për këtë arsye “galaktikët” e Real Madrid kanë filluar të kërkojnë pasuesin e tij, të cilin duket se e kanë gjetur.
Presidenti Florentino Perez është “i dashuruar” pas një prej “legjendave” të klubit, spanjollit Xabi Alonso, i cili në përvojën e tij të parë si trajner, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen ka shkëlqyer duke i kthyer këta të fundit në pretendentë seriozë të titullit në Bundesliga.
Mirëpo, Alonso nuk “vëzhgohet” vetëm nga “galaktikët”, pas për të interesohen gjithashtu dhe “bavarezët” e Bayern Munich dhe “të kuqtë” e Liverpool, teksa kujtojmë se vetë spanjolli ka qenë një prej lojtarëve kyç te të tre këto ekipe dhe nuk do të ishte çudi nëse shihet një rikthim i spanjollit kësaj radhe si “numri 1” i pankinës. /i.m /abcnews.al