Strasburgu u mbylli derën të shkarkuarve nga vettingu, Manja në ABC: Nuk ishte surprizë

schedule17:37 - 9 Shkurt, 2021

schedule 17:37 - 9 Shkurt, 2021

Gjykata e Strasburgut u mbylli sot derën të gjithë të shkarkuarve nga procesi i vettingut në Shqipëri. Vendimi për ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj u preu shpresat edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë që u nxorën jashtë sistemit të drejtësisë.

Për kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, vendimi i Strasburgut nuk ishte surprizë. I ftuar në studion e ABC përballë gazetari Endri Xhafo, ai tha se Strasburgu konfirmoi se procesi është brenda standardeve.

Në fakt për mua vendimi i Strasburgut nuk ishte surprizë, konfirmoi drejtësinë e procesit të vettingut që po zhvillohet në Shqipëri. Në Strasburgut subjekteve të larguara u është garantuar e drejta e ankimimit për proces të rregullt dhe Strasburgu çekoi standardet me garantimin e procesit të rregullt ligjor.

Reforma në drejtësi është konceptuar si kushtetuese dhe ligjore. Draft ndryshimet shkuan dy herë në Komisionin e Venecias. Procesi është brenda standardeve. Strasburgu tha që KPA është instancë gjyqësore” deklaroi Manja.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e cilësoi si të ligjshëm shkarkimin nga detyra të anëtares së Gjykatës Kushtetuese nga vettingu./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!