Strasburgu, Salvini: Do të arrestohen ata që mbështesin online masakrën

schedule13:13 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 13:13 - 12 Dhjetor, 2018

Të gjithë ata që i gëzohen sulmit në Strasburg, duke mbështetur në rrjetet sociale autorin e vrasjeve do të arrestohen menjëherë. Është ky parlajmërimi i ministrit të Brendshëm italian Salvini, i cili i ofroi bashkëpunim autoriteteve franceze.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, duke komentuar atentatet në Strasburg, ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të kujtdo që mbështet këtë masakër në rrjetet sociale. Ai theksoi se policia postare italiane po monitoron aktivitetet online për të identifikuara ata që festojnë vdekjen e dikujt tjetër.

Zëvendëskryeministri italian tha se pas ngjarjes në Strasburg, në të gjithë territorin italian është vendosur alarmi për të identifikuar personat e radikalizuar, terroristët dhe ekstremistët që mund  të kthehen në vend. Sipas tij do të përdoret çdo mjet për të verifikuar ata që hyjnë e dalin nga vendi pasi kjo është një detyrë për mbrojtjen e vendit dhe të kufijve

Salvini u shpreh i lumtur për faktin se falë Zotit, forcat italiane të sigurisë dhe shërbimi i inteligjencës në vend janë nga më të mirët në botë. Minsitri italian shprehu gatishëmrinë për të bashkëpunuar me autoritetet franceze për shkëmbim informacioni apo dhe për ndërhyrje./abcnews.al