Strasburgu i dërgon pyetjet shtetit shqiptar, Ilir Beqja paditi Shqipërinë pas heqjes së mandatit në 2011

schedule14:04 - 25 Shkurt, 2020

schedule 14:04 - 25 Shkurt, 2020

Gjykata e Strasburgut i ka dërguar shtetit shqiptar pyetjet për padinë e deputetit socialist Ilir Beqja për heqjen e mandatit në vitin 2011 me akuzën se kishte përfituar nga fondet publike.

Gjykata Kushtetuese vendosi në 16 qershor të 2011 t’i heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja pas kërkesës së paraqitur nga Partia Demokratike për shkelje të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese e gjeti të drejtë pretendimin e ngritur nga demokratët, se në nëntor të vitit 2009 deputeti Beqja kishte përfituar përmes një kompanie në të cilën ishte ortak, një tender nga Bashkia e Durrësit për instalimin e disa sistemeve elektronike, ndërkohë që Kushtetua ndalon që deputetët të përfitojnë nga fondet publike.

Beqja kishte kundërshtuar me argumentin se në atë kohë ai ende nuk kishte bërë betimin si deputet dhe për pasojë sipas tij, mandati parlamentar nuk kishte hyrë në fuqi.

Beqja u zgjodh në zgjedhjet e qershorit 2009 në zonën e Shkodrës.

Por në vitin 2012, Beqja paditi në Gjykatën e Strasburgut, qeverinë e asaj kohe në drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nëse Beqja do të dalë fitues nga ky proces, atij do t’i njihen vitet që nuk e ushtruar detyrën e deputetit duke e paguar kështu për tre vitet e heqjes së mandatit.

Tre pyetjet e Gjykatës së Strasburgut:

-A ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë të referimit në Gjykatën Kushtetuese? Në veçanti, ishte vendimi i marrë në përputhje me nenin 78/ 1 të Kushtetutës, siç u interpretua me vendimin nr. 29/2009?

-A ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të nenit 70/ 3 të Kushtetutës?

Palët janë të ftuara të japin informacione mbi sfondin dhe çdo interpretim ose komentim doktrinor për qëllimin dhe zbatimin e nenit 70/ 3 të Kushtetutës.

– A dha Gjykata Kushtetuese arsye të mjaftueshme se kishte gjetur, se kërkuesi kishte shkelur kërkesat e nenit 70 § 3 të Kushtetutës?

Njoftimi i plotë i Gjykates së Strasburgut:

“Communicated on 7 February 2020

Published on 24 February 2020

SECOND SECTION

Application no. 26512/12

Ilir BEQJA

against Albania

lodged on 5 April 2012

SUBJECT MATTER OF THE CASE

On 1 August 2009 the applicant was elected as a member of parliament (“MP”) for a four-year term. On 21 October 2010 Parliament decided to make a referral request to the Constitutional Court in reliance on Article 78 § 1 of the Constitution. A total of 140 MPs ëere present, 139 MPs cast their votes and 70 MPs voted in favour of the referral request.

On 7 October 2011 the Constitutional Court, following Parliament’s decision, declared an incompatibility between the applicant’s office of a member of parliament and the fact that he had been involved in profit‑making activity financed from State funds on account of him being a majority shareholder in a company which had been awarded a public procurement contract in October 2009 and had received funds from the local government budget in 2010. It held that the applicant had acted in breach of the requirements laid down in Article 70 § 3 of the Constitution.

On 21 October 2011 the Central Electoral Commission decided in favour of the applicant’s disqualification from holding a parliamentary seat.

The applicant complains about a breach of Article 3 of Protocol No. 1 to the Convention on account of his parliamentary disqualification.

QUESTIONS TO THE PARTIES

Has there been a breach of the applicant’s right under Article 3 of Protocol No. 1 to the Convention (see, for example, Lykourezos v. Greece, no. 33554/03, §§ 50-52, 15 September 2006)? In particular:

(a)  Ëas Parliament’s decision to make a referral request to the Constitutional Court laëful? In particular, ëas the decision taken in accordance ëith Article 78 § 1 of the Constitution, as interpreted by the Constitutional Court’s decision no. 29/2009?

(b)  Ëas the Constitutional Court’s interpretation of Article 70 § 3 of the Constitution foreseeable?

The parties are invited to provide background information and any doctrinal interpretation or commentary as to the purpose and application of Article 70 § 3 of the Constitution.

(c)  Did the Constitutional Court give adequate reasons for finding that the applicant had breached the requirements of Article 70 § 3 of the Constitution?”./abcnews.al