Vetë faqja e Superligës e veçon ndër pak të tjerë. Tomas Strakosha tashmë ka hyrë në historinë e kampionatit grek me pritjet e penalltive, dhe ajo që bëri në ndeshjen e fundit e afroi me diçka të madhe.
Siç shkruan adresa në rrjet e ligës, së cilës i bën jehonë edhe media në Greqi në tërësi, portieri i kombëtares po i afrohet asaj që ka bërë babai i tij i shquar.
Foto Strakosha priti 4 penallti në sezonin 1998-1999, ndërsa I biri ka arritur në tre në 2025-2026. Tomasi ia ka dalë në 5 tetor, në ndeshjen Kifias-AEK, në 30 nëntor në derbin e madh Panathinaikos-AEK dhe këtë fundjavë ndaj PAOK-ut.
Pra, në disa muaj që kanë mbetur ende, pra me 5 ndeshje nga sezoni i rregullt dhe disa sfida të tjera në plej ofin për titullin kampion, djali mund ta barazojë ose ta kalojë të jatin, nëse do të ketë edhe pak fat.
Strakosha I ri ka barazuar që tani rekordin e klubit të tij, AEK, pasi tre njëmbëdhjetëmetërsha kishte pritur edhe Spiro Ekonomopulos në sezonin 1988-1989.
Sidoqoftë, ka diçka për të cilën ai duhet të luftojë fort nëse do të dojë që të jetë një rekordmen i madh. Babi i tij, Foto Strakosha, mban rekordin historik të Superligës greke me 14 pritje penalltish gjithsej në karrierë, ndërsa Tomasi është ende larg./abcnews.al


