Strakosha: Kam parë Lazion më shumë se familjen! Stoli? Të ndryshojë sport kush është i lumtur

schedule09:37 - 15 Korrik, 2021

schedule 09:37 - 15 Korrik, 2021

Thomas Strakosha ka folur! E ka bërë diçka të tillë gjerë e gjatë dhe nuk i shmanget temave delikate si lënia në stol një sezon më parë dhe gjithçka ia faturon trajnerit aktual të Interit, Simone Inzaghi.

Portieri i kombëtares shqiptare foli edhe Maurizio Sarrin që tani drejton Lazion, si dhe për afrimet e lojtarëve si Felipe Anderson dhe Elseid Hysaj. Fillimisht Hysaj deklaroi:

“Ne nuk na intereson aq shumë kalendari, e dimë se ne jemi një ekip i fortë dhe duhet të jemi të përqendruar te vetja.

Me trajnerin e ri ne duhet të përqendrohemi në kuptimin e gjërave që ai na kërkon, por grupi është i lumtur dhe i bashkuar. Unë mendoj se do t’i kuptojmë konceptet e reja shumë shpejt”.

“Ndjesitë e para? Trajneri kërkon shumë intensitet në stërvitje, ndërsa rikuperimet janë shumë të shkurtra dhe kjo më bëri përshtypje.

Ne tashmë e kemi njohur Sarrin, e dimë se gjithmonë përpiqet të marrë më të mirën nga lojtarët e tij, ne jemi shumë të kënaqur me ardhjen e tij”.

“A kam folur me të? Nuk ka pasur ende bisedime private, por ai nuk ka asgjë për të fshehur, të tregon gjërat në fytyrë. Unë mendoj se ai ngadalë do të fillojë të flasë më specifikisht me të gjithë. Ne vetëm duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Raporti me Reina? Është një nder të punosh me Pepe, ai është shumë i qeshur dhe gjithmonë të inkurajon të bësh më mirë. Si për grupin ashtu edhe për mua kjo bën shumë mirë.

Në të gjitha këto vite te Lazio gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me portierët dhe mendoj se është e njëjta gjë në ekipet e tjera”.

“Qëndrimi te Lazio? Është gjithmonë një ëndërr për mua të jem këtu, nuk mendoja se mund të arrija këtë numër paraqitjesh. Jam shumë i lumtur, por dua të përmirësohem në mënyrë që të vazhdoj të luaj këtu dhe të argëtohem. Ky është viti im i dhjetë te Lazio, unë kam parë më shumë Lazion sesa familjen (qesh)”.

“Afrimet? Felipe Anderson dhe Hysaj janë të dy lojtarë shumë të fortë dhe me përvojë. Na ka munguar shumë Felipetto, e kam parë atë shumë të motivuar. Nëse ai është i motivuar edhe ti e kupton se ai do të jetë një armë shtesë.

Hysajn e njoh. Edhe për shkak se ne luajmë së bashku në ekipin kombëtar dhe këtë vit e di që do ta shoh pothuajse gjithmonë, ai do të lodhet nga unë. Ai është shumë me përvojë, ka luajtur në shumë role dhe do të na japë një dorë të shkëlqyeshme”.

“Problemet? Unë gjithmonë i kam dhënë respekt Lazios, pasi klubi gjithmonë ma ka dhënë mua. Dua ta ndihmoj ekipin duke luajtur. Vitin e kaluar ishte një zgjedhje e trajnerit, e respektueshme edhe nëse padyshim që nuk isha i lumtur që nuk luajta.

Një profesionist i cili është i lumtur të jetë në stol duhet të ndryshojë ndoshta sportin. Shpresoj të jem gati kur të vihem në pikëpyetje. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me klubin, tifozët dhe ekipin”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!