Lazio do të humbasë Thomas Strakoshën me parametra zero.
Portieri ka vendosur mos të pranojë asnjë propozim nga biancocelesti, duke zgjedhur të ketë një aventurë të re, ndoshta jashtë Seria A.
Deri më tani ka pasur shumë kontakte dhe shprehje interesi, por asgjë konkrete. Ndaj edhe portieri shqiptar do të thotë lamtumirë sepse është në konkurrencë të vazhdueshme me Pepe Reina, me Sarrin i cili ka preferuar vazhdimisht portierin spanjoll.
Emri i parë për të zëvendësuar portën është David Ospina, portieri i Napolit. Kontrata e tij me Napolin skadon më 30 qershor./ h.ll/abcnews.al