Strakosha apo Reina? Dilema e madhe e trajnerit Inzaghi

schedule12:58 - 30 Nëntor, 2020

schedule 12:58 - 30 Nëntor, 2020

Thomas Strakosha u kthye titullar me Lazion në ndeshjen e fundjavës ndaj Udinese, por paraqitja e gardianit të kombëtares sonë nuk ishte më e mira e mundshme sipas medieve italiane.

Ylli kuqezi pësoi gola të evitueshëm dhe mësohet se paraqitja e tij ka vënë në dilemë të madhe trajnerin Inzaghi. Reina, portieri i dytë ka bërë shumë mirë, duke ofruar garanci të madhe mes katërkëndëshit dhe aktivizimi i tij si titullar nuk do të ishte aspak gabim.

Kështu, trajneri i Lazios është në një dilemë të madh sepse nëse Strakosha do ulej në stol do të pësonte një goditje të madhe. Inzaghi vazhdimisht e ka theksuar se Thomas është portieri i parë i skuadrës dhe mbetet të shihet nëse vazhdon të ketë të njëjtin mendim në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Dortmund në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!