Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën edhe për një kohë të gjatë, në mes të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg.
Presidenti rus Vladimir Putin “nuk planifikon paqe, ai po përgatitet për më shumë luftë”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg shtoi se Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak dhe po afron regjimet autoritare në një përpjekje për të marrë më shumë armë. Si rezultat, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore duhej të përgatiteshin për të mbështetur Ukrainën me armë, municione dhe rezerva për një kohë të gjatë.
Më herët gjatë kësaj jave, vendet e BE-së ranë dakord të furnizojnë Ukrainën me 1 milion municione gjatë 12 muajve të ardhshëm.
/abcnews.al