Në konferencën për shtyp së bashku me Zelenskyn, Jens Stoltenberg tha se Ukraina është tani më afër NATO-s se kurrë më parë, duke i thënë presidentit ukrainas se po pret me padurim ditën që do të takohen si aleatë.
“Ne duhet të sigurojmë që kur të përfundojë kjo luftë, të ketë marrëveshje të besueshme për sigurinë e Ukrainës, të cilat do të ndihmojnë të pengojnë çdo agresion të ardhshëm nga Rusia pas përfundimit të kësaj lufte,” tha Stoltenberg.
/abcnews.al