Stoltenberg vizitë të papritur në Kiev

schedule15:47 - 29 Prill, 2024

schedule 15:47 - 29 Prill, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot, gjatë një vizite të papritur në Ukrainë, se vendet anëtare të asaj aleance nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre për ndihmë ushtarake për Kievin gjatë muajve të fundit, ndërsa premtoi se dërgesat e armëve dhe municioneve do të rriten.

“Unë do të jem shumë i sinqertë me Presidentin Zelensky dhe në parlament dhe do të them se aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar në muajt e fundit.

SHBA kaloi gjashtë muaj për të rënë dakord për një paketë dhe aleatët europianë nuk i dhanë municionet që i premtuan.

Por tani jam i bindur se gjerat do të ndryshojnë,”tha ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!