Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se të gjithë aleatët janë dakord që Ukraina duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë ushtarake Kievit.
Stoltenberg theksoi se “sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më e fortë do të jetë në tryezën e bisedimeve dhe aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë”.
“Ne duhet të krijojmë një bazë afatgjatë që do të sigurojë që historia të mos përsëritet. Të gjithë aleatët bien dakord që Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Në samitin tonë në Vilnius në korrik, ne prezantuam një program që synon të sigurojë përputhshmërinë e plotë të Forcat e Armatosura të Ukrainës me anëtarët e NATO-s dhe krijuam Këshillin NATO-Ukrainë, në të cilin aleatët dhe Ukraina janë të barabartë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
/abcnews.al