Stoltenberg: Të gjitha vendet anëtare të NATO-s ranë dakord për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë

schedule09:59 - 21 Prill, 2023

schedule 09:59 - 21 Prill, 2023

Jens Stoltenberg njoftoi të premten në mëngjes se të gjitha vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës së Atlantikut të Veriut.

Njoftimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s janë bërë pak para takimit me përfaqësuesit ukrainas në Gjermani. Sipas tij, kur të përfundojë lufta në Ukrainë, Kievi duhet të ketë aftësinë për të ndaluar sulmet e reja.

Njoftimi i Stoltenberg u bë pak orë pas përfundimit të vizitës së tij të papritur në Kiev dhe takimeve me lidershipin ukrainas.

Në të njëjtën kohë, gazetarët e huaj po raportojnë se  zyra e Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se presidenti i Ukrainës ka pranuar propozimin e Stoltenberg për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në korrik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!