bashkohet NATO-s deri në fillimin e samitit të aleancës në korrik në Vilnius.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ka bësim se mund të ndodh por nuk mund ta garantojë një gjë të tillë.
“Suedia ka bërë një rrugë të gjatë, ajo ka fituar një status anëtarësimi për shkak të të cilit tani është integruar gjithnjë e më shumë në strukturën e NATO-s. Por ne kemi nevojë për vërtetim të plotë. Dhe ne po punojmë shumë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Stoltenberg.
Samiti i NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë është planifikuar për 11-12 korrik.
Më herët, Bloomberg raportoi se Ankaraja nuk ka gjasa të miratojë kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në NATO në konsultimet e ardhshme, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 14 qershor.
Zyra e shtypit e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi planet për një takim NATO-Finlandë-Suedi të mërkurën për të diskutuar përparimin e Stokholmit drejt anëtarësimit në NATO./abcnews.al