Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, këtë të enjte ka deklaruar se Suedia tashmë I ka përmbushur të gjithë detyrimet për tu bërë pjesë e aleancës.
“Suedia ka përmbushur të gjitha detyrimet e marra me memorandumin trepalësh të nënshkruar në Madrid. Në takimin e sotëm ramë dakord që kemi bërë përparim, hyrja e Suedisë është në interesin e të gjithëve dhe duam që ajo të hyjë sa më shpejt: vonesat e mëtejshme do të përfitojnë vetëm PKK-në dhe Putinin”, ka thënë Stoltenberg.
Ndërkohë kujtojmë se në fund të takimit me Suedinë, Finlandën dhe Turqinë në prag të samitit të Vilniusit, pritet që ditën e hënë në kryeqytetin lituanez do të ketë një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka dhënë detaje dhe në lidhje me transferimin e mercenarëve të Wagnerit në Bjellorusi.
“Ne monitorojmë nga afër se ku shkojnë ushtarët e Wagner dhe lëvizjet e Prigozhin, kemi parë disa përgatitje për të pritur një numër të madh të personelit të Ëagner në Bjellorusi, por deri më tani nuk kemi vërejtur një numër të madh të mbërritjeve”, ka thënë ai./abcnews.al