Shqetësimet e Turqisë dhe kundërshtimi i saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë të pranueshme dhe legjitine tha sot në Finlandë Jens Stoltenberg , sekretari i përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike.
“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve” tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.
Lexo edhe: Pse Turqia kundërshton futjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO a është ky qendrimi final?
Stoltenberg vizitoi sot Presidentin Sauli Niinisto dhe theksoi se është e rëndësishme të theksohet se asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia , dhe për këtë arsye shqetësimet e saj duhet të merren seriozisht.
“Asnjë anëtar tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euro-Atlantike.
Gjithashtu Stoltenberg dhe Niinisto thanë se bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë, por nuk ofruan asnjë tregues për përparim në negociata.
/abcnews.al/