Anëtarësimi i Finlandës në NATO do të jetë një ngjarje historike dhe rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit rus të Ukrainës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se aleanca do të përpiqet që Suedia të bëhet gjithashtu një anëtare me të drejta të plota.
“Presidenti Putin kishte si qëllim që të pengonte zgjerimin e NATO-s,” u tha ai gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të aleancës.
“Por tani po ndodh pikërisht e kundërta. Finlanda sot, dhe së shpejti edhe Suedia do të bëhet një anëtare e plotë e aleancës,” tha ai.
/abcnews.al