Stoltenberg: Nuk ka plane për armë bërthamore në vendet e tjera të NATO-s!

schedule17:56 - 23 Prill, 2024

schedule 17:56 - 23 Prill, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka siguruar se nuk ka aspak plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë bërthamore të NATO-s, dhe se nuk do të vendosen armë bërthamore në vendet e tjera të Aleancës.

Këto deklarata Stoltenberg i ka dhënë gjatë vizitës së tij në Poloni.

Ndërsa Varshava më herët ka deklaruar se ishte e gatshme të presë armët atomike aleate në territorin e saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!