Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, ekziston një “rrezik real” që presidenti rus Vladimir Putin të mos ndalet me kaq, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke këmbëngulur në nevojën për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Kievin.
“Mbështetja jonë nuk është bamirësi, është një investim në sigurinë tonë,” tha ai ndërsa Putin njoftoi nga Moska se ushtria ruse po forconte pozicionet në pothuajse të gjithë vijën e frontit në Ukrainë.
Udhëheqësit europianë po takohen sot në Bruksel për të vendosur, ndër të tjera, për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila kundërshtohet ende nga kryeministri hungarez Viktor Orban.
“Përfundimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën vetëm do ta zgjasë luftën”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
“E vetmja mënyrë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme është të bindim Putin se ai nuk do të fitojë në fushën e betejës,” shtoi ai pas një takimi me kryeministrin sllovak Robert Fico.
/abcnews.al