Stoltenberg në samitin e NATO-s: Duam të kemi 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë

schedule17:17 - 11 Korrik, 2023

schedule 17:17 - 11 Korrik, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca ushtarake dëshiron të ketë 300,000 trupa në gatishmëri të lartë.

Duke folur në samitin e NATO-s në Vinius të Lituanisë, Stoltenberg u shpreh se shtetet anëtare duhet të investojnë më shumë në mbrojtje, shkruan BBC.

“Ne duhet të investojmë më shumë në mbrojtje. Vlerësimi ynë i fundit tregoi se shpenzimet e mbrojtjes nga aleatët evropianë dhe Kanadaja do të rriten me 8.2 për qind në vitin 2023. Kjo është rritja më e madhe në dekada.”

Kreu i NATO-s tha gjithashtu se 11 aleatë kanë arritur ose tejkalojnë standardin prej 2 për qind dhe aleanca pret që ky numër të rritet ndjeshëm vitin e ardhshëm.

“Sot, aleatët bënë një angazhim të qëndrueshëm për të investuar të paktën 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) çdo vit në mbrojtje,” nënvizoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!