Stoltenberg në Ankara, do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Erdogan

schedule14:17 - 2 Qershor, 2023

schedule 14:17 - 2 Qershor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të jetë nesër në Ankara për ceremoninë e betimit të Recep Tayyip Erdogan, i cili u rizgjodh më 28 maj president i Turqisë.

Stoltenberg kishte njoftuar të enjten synimin e tij për të shkuar në Ankara së shpejti në një përpjekje për të bindur Turqinë të heqë veton për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Gjatë vizitës së tij, të shtunën dhe të dielën, ai do të takohet me presidentin Erdogan dhe zyrtarë të lartë turq, thuhet në deklaratën e aleancës.

/abcnews.al