Pushtimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga Rusia ka rritur rrezikun e një incidenti bërthamor në vend, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Zona përreth uzinës, e vendosur në rajonin jugor të Zaporizhzhia, ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi. Fabrika mbetet pranë vijës së frontit dhe është goditur nga predha disa herë në javët e fundit, shkruan The Guardian.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Stoltenberg tha:
“Kapja e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhisë nga forcat ruse përbën një kërcënim serioz për sigurinë e këtij objekti, rrit rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe rrezikon popullsinë e Ukrainës, të vendeve fqinje dhe të komunitetit ndërkombëtar.”
“Është urgjente të lejohet inspektimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe të sigurohet tërheqja e të gjitha forcave ruse”, shtoi ai. /abcnews.al