Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se vendet anëtare të aleancës ushtarake mbështesin pauzat humanitare për të lejuar që ndihma të arrijë në Gaza.
Stoltenberg u tha gazetarëve se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet dhe civilët duhet të mbrohen, shkruan Al Jazeera.
Ai paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së konfliktit në një luftë rajonale.
“Lufta në Gaza nuk duhet të kthehet në një konflikt të madh rajonal. Irani dhe Hezbollahu duhet të qëndrojnë jashtë kësaj lufte”, shtoi Stoltenberg./abcnews.al