Stoltenberg: NATO është e gatshme të ndryshojë

schedule23:38 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 23:38 - 1 Dhjetor, 2020

NATO-ja është e gatshme të ndryshojë, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas një takimi të ministrave të vendeve anëtare, në të cilin u shqyrtua një dokument, që përmbante idetë për reformimin e aleancës.

Vitin e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte deklaruar se NATO-s i ka “vdekur truri” dhe kishte bërë thirrje për reformimin e saj.

Dokumenti me 67 faqe thekson “se NATO është një aleancë e domosdoshme, por gjithashtu është e nevojshme të ndryshojë”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke shtuar se “kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë.”

Ndër 140 sugjerimet konkrete se si të reformohet organizata e sigurisë trans-Atlantike janë mënyrat për të forcuar rolin e saj, si një vend ku aleatët këshillohen me njëri-tjetrin për çështje të rëndësishme të ndërsjellta.

Kjo vjen pasi ka pasur përplasje mes aleatëve për disa çështje, përfshirë operacionin ushtarak të Turqisë në Sirinë veriore vitin e kaluar.

Ekspertët gjithashtu kanë sugjeruar që të ndryshojë mundësia e vetos në vendimet e përbashkëta.

Por, kjo nuk ka gjasa të miratohet pa pajtimin e të gjithë aleatëve.REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!