I pyetur nëse lëvizjet e NATO-s në këtë samit i kanë sjellë aleatët më afër luftës me Rusinë, Stoltenberg tha se tashmë po zhvillohet një luftë e plotë në Europë por pa rrezik për NATO-n.
“Por rreziku më i madh është nëse presidenti Putin fiton, sepse kur përdor forcën ushtarake, kur ai shkel ligjin ndërkombëtar, kur pushton një fqinj, atëherë ai merr atë që dëshiron”, shtoi shefi i NATO-s.
Stoltenberg tha se ky është rreziku më i madh për NATO-n, duke konfirmuar pikëpamjen e tij se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën dhe aleancat e saj.
“Ne kurrë nuk mund të lejojmë që Moska të fillojë të vendosë se kush mund dhe nuk mund të jetë anëtar i NATO-s. Rusia ka qenë kundër çdo zgjerimi të NATO-s
I takon aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës të vendosin se kur të bëhen anëtare, Moska nuk ka të drejtën e vetos për këtë”, tha ai.
/abcnews.al