Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg ka postuar në Twitter një mesazh në lidhje me zgjerimin e NATO-s dhe anëtarësimin e Suedisë. Stoltenberg tha se shpreson të mirëpresë Suedinë si një anëtare të plotë të aleancës “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Great to meet PM @MarinSanna of our newest Ally #Finland to prepare #NATOSummit in Vilnius. We plan to step up for #Ukraine with a multi-year support package, and strengthen our defences. We also look forward to welcoming #Sweden as a full #NATO Ally as soon as possible. pic.twitter.com/fxE7aKRUWF
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) June 9, 2023
“Ndihem i kënaqur që takova kryeministren Sanna Marin, aleaten tonë më të re Finlandën për t’u përgatitur për samitin e NATO-s në Vilnius. Ne planifikojmë të miratojmë një tjetër paketë mbështetje për Ukrainën shumëvjeçare dhe të forcojmë mbrojtjen tonë.
Ne gjithashtu presim me padurim anëtarësimin e Suedisë si një aleat i plotë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur,” theksoi Stoltenberg.
/abcnews.al