Pas miratimit të marrëveshjes së Prespës, Maqedonia mund të arrijë shumë shpejt synimin për t’u bërë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sipas shefit të NATO- s, negociatat për pranimin e saj kanë nisur dhe mund të përfundojnë brenda pak muajsh.
Negociatat mbi pranimin e Maqedonisë në NATO tashmë kanë filluar dhe mund të përfundojnë deri në janar 2019. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Ky i fundit shtoi se bisedimet tashmë kanë filluar dhe pritet të përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm. Këto deklarata Stoltenberg i bëri për gazetarët para takimeve të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, të cilat do të nisin të mërkurën.
Për Maqedoninë nuk ka asnjë mënyrë tjetër për anëtarësim në NATO, përveç pranimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit të vendit, shtoi Stoltenberg.
Të dielën në Maqedoni u mbajt referendum për të mbështetur ose jo marrëveshjen me Greqinë për të ndryshuar emrin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore që do i siguronte vendit hyrjen në BE dhe NATO. Megjithatë, 36.9 për qind e votuesve morën pjesë në votime, shumë më pak se 50 për qind e kërkuar. Megjithëse shumica dërrmuese e atyre që votuan, mbi 90% e tyre, votuan “pro”. /abcnews.al