Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se luftërat janë në thelb të paparashikueshme dhe se duhet të përgatitemi edhe për lajme të këqija nga Ukraina.
Stoltenberg, në një intervistë për televizionin gjerman ARD, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka frikë se situata në Ukrainë do të përkeqësohet në të ardhmen, tha se luftërat zhvillohen në faza, por se “ne duhet ta mbështesim Ukrainën si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. ”
Duke iu referuar situatës në front, Stoltenberg tha se nuk ka pasur përparim të dukshëm gjatë muajve të fundit.
/abcnews.al