“Kina nuk ndan të njëjtat vlera me ne”, tha Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, pas takimit me Presidentin e SHBA-së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Presidenti i SHBA-së do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel në 14 qershor, gjatë së cilës do të diskutohet çështja e Kinës dhe Rusisë, tha Stoltenberg përpara gazetarëve. Stoltenberg tha gjithashtu tha se NATO është pro qasjes së Biden ndaj Rusisë, duke mos përjashtuar dialogun midis Presidentit të SHBA-së dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.
Takimi i parë i dy udhëheqësve që kur Joe Biden mori detyrën pritet të zhvillohet të mërkurën në 14 qershor në Gjenevë./abcnews.al

