Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara që të punojnë më shumë së bashku.
Nga Konferenca për Siguri në Mynih, Stoltenberg është shprehur se nga 29 aleatë të ndryshëm, nga pjesë të ndryshme të Altantikut, tashmë është arritur që të gjithë këto dallime të sheshohen.
Nga ana tjetër presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdimisht ka deklaruar se aleatët evropianë të NATO-s nuk po shpenzojnë sa duhet për të mbështetur aleancën.
Më herët Stoltenberg deklaroi se aleanca është e përkushtuar në promovimin e vlerave demokratike dhe prosperitetit.
“Ne nuk e kemi humbur rrugën dhe vlerat tona nuk kanë humbur vlerën e tyre. Liria, demokracia dhe sundimi i ligjit kanë sjell prosperitet. Nuk besoj vetëm në Evropë, nuk besoj vetëm në Amerikë. Unë besoj në Evropën dhe Amerikën së bashku”, tha Stoltenberg.
Në ditën e parë të Konferencës në Mynih, presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier sugjeroi se Rusia dhe Kina, së bashku me SHBA-në po shkaktojnë paqëndrueshmëri globale, duke paralajmëruar në rrezikun që këto tri shtete mund të çojnë në një garë për fuqi më të madhe dhe garë për armë bërthamore./abcnews.al