Stoltenberg: Jemi të gatshëm të mbrojmë të gjithë aleatët

schedule12:26 - 11 Qershor, 2024

schedule 12:26 - 11 Qershor, 2024

NATO është e gatshme të vërë në zbatim nenin 5 të traktatit në rast të një sulmi.” Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në Letoni.

Për shefin e NATO-s vënia në zbatim i nenit 5 është një detyrim ligjor për tërë aleatët për të ndihmuar dhe kontribuar në rast të një sulmi të armatosur.

“Neni pesë i traktatit të Atlantikut të Veriut, klauzola e mbrojtjes kolektive të NATO-s, është një detyrim ligjor për aleatët për të ndihmuar në rast të një sulmi të armatosur.

Nuk ka kërkesë për ndonjë vendim unanim. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se ne kemi plane në vend dhe forca në dispozicion, dhe le të mos ketë asnjë dyshim se NATO është e përgatitur dhe e gatshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO.

Reagimi i ashpër i Stoltenberg, vjen në kohën kur trupat ruse dhe bjelloruse kanë filluar fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore në Rusi. Lajmi është konfirmuar Ministria ruse e Mbrojtjes. Stërvitjet synojnë të sigurojnë që personeli ushtarak dhe pajisjet e të dy vendeve të jenë gati për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!