Stoltenberg gjatë vizitës në Beograd mbron NATO-n për vitin 1999

schedule12:27 - 7 Tetor, 2018

schedule 12:27 - 7 Tetor, 2018

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërriti në Serbi, ku në aeroportin e Beogradit u prit nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Kreu i Aleancës Ushtarake tha se shumë njerëz në Serbi ende kanë kujtime të këqija nga bombardimet e vitit 1999. Por nënvizoi se kjo është bërë në mënyrë që të ndalohet qeverisja e presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç. “Kam thënë se e kemi bërë këtë që të mbrojmë civilët dhe ndaluam regjimin e Millosheviçit. Por, porosia ime më e rëndësishme është që duhet të shohim nga e ardhmja”, është shprehur Stoltenberg për televizionin publik serb. Ai shtoi se NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi si dhe uljen e tensioneve në rajon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!