Stoltenberg: Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO në ditët e ardhshme

schedule12:20 - 31 Mars, 2023

schedule 12:20 - 31 Mars, 2023

Finlanda do t’i bashkohet NATO-s zyrtarisht në “ditët e ardhshme”, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg pasi ligjvënësit në Turqi – pengesa e fundit e mbetur midis anëtarëve aktualë – miratuan anëtarësimin e saj.

“Të 30 aleatët e NATO-s kanë ratifikuar tani protokollin e anëtarësimit”, deklaroi Stoltenberg në një video të postuar në Twitter.

Finlanda do të sjellë shumë për Aleancën tonë”, shtoi ai.

Stoltenberg dha gjithashtu një notë optimiste për shanset e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën. Suedia dhe Finlanda paraqitën një aplikim të përbashkët në NATO menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Të gjithë aleatët pajtohen se një përfundim i shpejtë i procesit të ratifikimit për Suedinë do të jetë në interesin e të gjithëve. Mezi pres të mirëpres edhe Suedinë si një anëtare e plotë e familjes së NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.”, theksoi ai.

Megjithatë, Turqia nuk ka treguar nëse do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO./abcnews.al