Holanda vendosi të ndërpresë marrëveshjen me Frank de Boer pas eliminimit nga Çekia në Kampionatin Europian dhe tani po has shumë vështirësi për të gjetur një trajner që merr përsipër atë detyrë.
Eric Ten Haag ishte dëshira e parë, por trajner i Ajax rinovoi me klubin. Më pas nuk u arrit gjuha e përbashkët me Giovanni van Bronckhorst dhe tashmë një njohje e vjetër rikthehet në skenë.
Mediat holandeze bëjnë me dije se Louis van Gaal është shumë pranë rikthimit në kombëtare. 6-vjeçari la Manchester United në verën e vitit 2016 dhe më pas vendosi të tërhiqet, por oferta për të drejtuar edhe një herë Holandën është më tunduese se kurrë. /abcnews.al