Stojkoviç: Atmosferë e shkëlqyer/ Trajneri i Serbisë vlerëson publikun, nuk flet për incidente

schedule13:50 - 8 Qershor, 2025

schedule 13:50 - 8 Qershor, 2025

I qëndroi besnik qëndrimit të tij deri në fund. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, foli tepër pozitivisht për Shqipërinë dhe futbollin e saj në konferencat para duelit të Tiranës, vlerësoi lart gjithçka që pa në “Arenën Air Albania”.

Ish-ylli I madh I futbollit serb, jugosllav dhe botëror, pati superlativa për tifozët shqiptarë dhe kombëtaren kuqezi.

“Ky barazim mendoj se është më i mirë për ne sesa për ata, kjo padyshim. Luajtëm një ndeshje me shumë seriozitet.

Sipas meje, e kontrolluam ndeshjen siç deshëm. Nuk është e lehtë të luash këtu. Shqipëria është një ekip shumë, shumë i mirë.

Me cilësi të lartë. Trysnia nga tribunat gjithashtu ishte shumë e madhe, shumë e fortë. Atmosfera në stadium ishte e shkëlqyer, dhe shpresoj që kështu të jetë edhe në Serbi. Gjithsesi, ia dolëm të kontrollonim emocionet. Mendoj se rezultati ishte i drejtë, nuk meritonim të humbisnim. E merituam”.

Stojkoviç theksoi se Serbia kërkoi fitoren, por pranoi se u shpëtua nga portieri.

“Ne patëm idenë dhe dëshirën që të fitonim në Tiranë. Nuk është se ishim të shqetësuar nga rivali, nga atmosfera, nga publiku. Na ndodhi një pakujdesi. Gjithsesi, portieri Petroviç tregoi klasin e tij dhe na shpëtoi atëherë kur kishim më shumë nevojë”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!