Stoichkov: Messi? Po fshijmë një mit, kjo presidencë ka prishur gjithçka!

schedule20:44 - 29 Gusht, 2020

schedule 20:44 - 29 Gusht, 2020

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, ka dhënë një intervistë për TUDN, ku ka folur hapur për politikat e klubit katalanas në largimin e legjendave të klubit, çështjen “Messi” dhe kritikat që po merr prsidenca.

MESSI – “Ne jemi duke fshirë një mit. Po e trajtojmë si gomar lojtarin më të madh në historinë e Barcelonës. Ne po e njollosim emrin e tij, karizmën e tij. Unë jam anëtar, kjo është arsyeja pse them se po e njollosim atë”.

POLITIKA E LARGIMEVE – “Unë nuk e di pse lojtarët që kanë bërë histori në Barcelonë, gjithmonë dalin (largohen) nga dera e pasme. Ndoshta drejtuesit mendojnë se jemi në rrugë të drejtë dhe duam t’u vjedhim presidencën, ose diçka të tillë, nuk e di vërtet se çfarë ndodh me ta.”

KRITIKAT – “Kjo presidencë ka prishur gjithçka, duket se dëshiron t’i kthejë tifozët kundër lojtarëve. Unë tova katër tituj të La Liga-s radhazi, të parën Kupë Europiane (sot, Champions) të klubit dhe nuk kam asnjë mënyrë për t’ua shlyer mbështetjen tifozëve. Sidoqoftë, kjo presidencë nuk ka fytyrë, paguan gazetarët t’i hedhin benzinë zjarrit. Është vërtet e trishtueshme”, u shpreh Stoichkov./abcnews.al