Hristo Stoichkov, ish-futbollisti i Barcelonës, ka kritikuar ashpër Ousmane Dembélé, i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me klubin Blaugrana dhe për këtë ai u përjashtua nga skuadra.
“Si i huaj e kam njohur Barcelonën në kohën e Kubala, Carrasco, Lineker, José Mari Bakero, Julio Salinas, e dija historinë.
Ai kurrë nuk e kuptoi se çfarë është Barcelona. Nëse ai nuk dëshiron, të paktën mos e ndot simbolin, mos e vesh më atë fanellë dhe thuaj ‘unë do të largohem’.
Shpresoj që Laporta të hapë derën dhe ta lërë të shkojë, sepse ai nuk e ndjen fanellën. Ato ngjyra djersiten. Unë duartrokas Xavin që nuk e thirri, dhoma e zhveshjes meriton respekt. 121 vite të historisë e meritojnë, kush nuk e ka, ka të drejtë të largohet”./ h.ll/abcnews.al