Jo vetëm klubet e Superiores, FSHF dhe futbollistët janë solidarizuar me të prekurit nga tërmetet e rëna këto ditë në Shqipëri. Një hap për të dhënë ndihmën e tyre e kanë bërë edhe forcat e sigurisë së BBS Security, kompani kjo e kontraktuar nga shumica e klubeve të Superiores.
Ata që i shohim shpesh në stadiumet tona si stjuartë, këtë herë kanë kryer një aksion në mbështetje të të prekurve nga tërmeti. Punonjësit e BBS kanë qenë në zonën e Kurbinit dhe kanë shpërndarë rreth 3 ton ushqime dhe materiale të tjera.
Ata janë munduar të ndihmojnë banorët e Laçit dhe të fshatit Zhejë, ndërkohë që kanë dorëzuar në Spitalin e Laçit edhe ilaçe. Gjendja në këto zona pas tërmetit të datës 26 tetor nuk ka qenë e mirë, pasi në zonën e Kurbinit ka pasur dy të vdekur dhe shumë banesa kanë dalë jashtë funksioni. /abcnews.al