Stine dhe Alida Duka ishin të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC, të cilët dhanë edhe intervistën e tyre të parë si vëlla e motër, por gjithashtu ofruan një super performancë me refren të këngëve të tyre më të famshme.
Ata kanë treguar se e kanë kuptuar që të vegjël pasionin dhe talentin e tyre për muzikën dhe madje kanë sakrifikuar për të ndjekur shkollën e muzikës, të cilët ishin të detyruar ta bënin 2 kilometra në këmbë edhe kur ishte e mbushur me dëborë.
“Ne ishim shejtanët e familjes, nuk i linim dy gurë bashkë. Unë në fillova për piano dhe pas meje Nesti për violinë. Komplet ndryshe nga vëllai dhe motra e madhe. Kjo na bëri që gjithmonë të ishim bashkë, kemi kaluar shumë fëmijëri të bukur. Tek shkolla e muzikës kur shkonim në mëngjes ishte 2 kilometra në këmbë atëherë dhe shkonim me shumë pasion mes borës. Nuk ka pasur asokohe që prindi të çon me makinë”, ka treguar Alida Duka.
Të pyetur nga Jonida Shehu se për çfarë flisnin me njëri-tjetrit gjatë kësaj rruge, Stine u përgjigj duke qeshur: “Nuk bisedonim fare, vetëm ziheshim se më vishte rrobat se isha më i vogël”.
Stine dhe Alida kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, qoftë si motër dhe vëlla, por edhe në jetën e tyre artistike, të cilat kanë krijuar këngë që janë shndërruar në hite.
Po a ka diçka që ata të dy nuk e durojnë dot tek njëri-tjetri?
“Është insistuese, insiston shumë, nuk të le hapësira”, është shprehur Stine për Alidën.
Ndërsa Alida tek vëllai i saj Stine nuk pëlqen aspak që ai është aq i ngadaltë dhe do dëshironte që ai ti bënte gjërat pak më shpejt.
Kuriozitet të madh padyshim ka mbi raportin që Alida ka me bashkëshorten e Stines, Grazia, e cila edhe ajo është këngëtare. Ata janë pyetur nga Jonida Shehu se cilën anë mban Stine në një sherr mes kunatash, referuar këtu Alidës dhe Stines.
“Anen e gruas normalisht”, është shprehur Stine duke qeshur, i cili më pas shtoi se në fakt nuk i ndan sot de secila ka vendin e saj.
Por kjo përgjigje e Stines nuk ishte aspak në koherencë me të motrën e tij Alidën, e cila u përgjigj e bindur se ai ka mbajtur anën e saj.
Se si qëndron në fakt e vërteta, vetëm ata të dy e dinë.
Përsa i përket jetës së tyre artistike, Stine dhe Alida kanë zbuluar se në fund të muajit maj do të vijnë në një projekt muzikor i cili do të jetë bashkëpunim mes tyre dhe këngëtares së njohur Ingrid Gjoni./ Abcnews.al