Stina e verës shton infeksionet, mjekët në spitalin Hygeia këshilla qytetarëve se si të kujdesen

schedule18:07 - 26 Qershor, 2020

schedule 18:07 - 26 Qershor, 2020

Me ardhjen e stinës së verës shtohen dhe rastet me infeksione që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në spital.

Sipas mjekes infeksioniste pranë Spitalit Hygeia, Valbona Gashi ndeshim disa lloje infeksionesh virale apo bakteriale këtë periudhë.

 “Janë infeksionet e traktit gastrointestinal, përgjithësisht ato të sipërmet që shprehen me temperaturë apo dhimbje barku. Janë infeksione kryesisht virale-bakteriale, por mund të jenë edhe parazitare. Vlen të përmendet diarrea e udhëtarit.

Ka edhe infeksione të traktit të poshtëm gastrointestinal, që paraqiten me dhimbje barku, temperaturë dhe diarre, infeksionet e lëkurës të mukozave apo edhe të indeve të buta. Këto ndodhin për shkak të ekspozimit në diell, në ujërat e detit, të pishinave të cilat ngacmojnë lëkurën. Gjithashtu janë infeksionet që vijnë nga pickimet , nga ato të merimangave, të cilat duhen trajtuar nga mjeku specialist”, sqaron ajo.

Gjithashtu për shkak të kontaktit me ujin e pishinave apo të detit ndeshim edhe infeksione të sferës orl.

“Kemi infeksione të sferës orl të veshit, fytit dhe të gojës. Në përgjithësi infeksionet e veshit favorizohen nga kontakti me ujin e pishinave. Kemi gjithashtu edhe infeksione të syrit, të sferës urogenitale, sidomos ato genitale apo urinare janë infeksione që shpesh përsëriten. Favorizohen nga kontakte  me ujin e pishinave nga moshigjena e mirë…” sqaron mjekja.

Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Hygeia shprehet se qytetarët që kanë ankesa dhe s’kanë mundësi të shkojnë menjëherë te mjeku, mund të ndjekin disa këshilla praktike në shtëpi.

“Është më rëndësi të dimë disa metoda ndihmëse për t’i vetë trajtuar. Në rastin e infeksioneve të traktit gastrointestinal është me rëndësi të merret një paracetamol apo ibubrofen, në varësi të rastit. Është mirë të konsumohen lëngje.

Gjithashtu për të vjedhat mund të merren ilaçe që i ndalon, ndërsa për ankesa më të mëdha, qytetarët duhet të vijnë të paraqiten në spital”, tha më tej Gashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!