Stilistja shqiptare që la gjithçka për të ndjekur ëndrrën: U ndava pas 30 vitesh, më pengoi emigrimi

schedule11:13 - 29 Mars, 2023

schedule 11:13 - 29 Mars, 2023

Margarita Kola është stilistja 53-vjeçare që la gjithçka për të ndjekur botën e modës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se nuk është asnjëherë vonë për të ndjekur ëndrrat e tua. Kola zbuloi se si nisi pasioni i saj për modën dhe si nisi karrierën në Itali.

“Kam hyrë shumë shumë vonë në këtë fushë dhe pata fatin që të hap dhe dyqanin tim që kishte shumë sukses. Mbaj mend që njerëzit bën udhëtim 2-3 orë që të vinin në dyqanin tim. Por e di si është një shprehje që mbas një shembje, vjen diçka shumë shumë e bukur. Kështu me mbështetjen e dy fëmijëve të mi, mora rrugën për në Itali që ishte një hap shumë i vështirë për mua të lë fëmijët e mi mbas dhe të ndjek ëndrrën. Në Itali njohja Gentianën, Presidenten e Fashion Week. Ajo ishte mbështetja më e fortë për mua në Itali dhe bashkëpunojmë tashmë së bashku. Edhe mora pjesë për herë të parë në Itali në Fashion Week Milano”, u shpreh Margarita.

Më tej, ajo foli dhe për divorcin, duke theksuar se ishte emigrimi ai që e pengoi, jo martesa.

“Do të thoja që u fejova dhe u martova shumë e vogël, kam qene një fëmijë shumë i urtë i vogël dhe shkollën e mesme e kam mbaruar komplet 10-ta. Kur hodha shkollën për ciklin e ulët në Shkodër, i fejuari mi grisi letrat dhe më tha nuk je për këtë, vazhdo për doktoresh. Por ishte hov i madh për mua moda, por në Shqipëri nuk njihej. Nuk do të thoja që më pengoi martesa, por emigrimi”, tha stilistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!