Stilistja shqiptare mes yjeve të Channel dhe Dior, tregon eksperiencën emocionuese në Javën e Modës në Paris

schedule09:16 - 26 Mars, 2024

schedule 09:16 - 26 Mars, 2024

Stilistja Greta Dreshaj i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët në botën e modës. Ajo është përzgjedhur mes yjesh botëror në “Paris Fashion Week”, ku ka sfiluar krah emrave si Channel, Dior dhe YSL.

Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, Greta ka treguar gjithçka, nga oferta që iu bë, sfilata dhe deri te ftesat e shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se ka prezantuar 10 veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2024.

“Sot një javë, ne do të festojmë lancimin e brendit tonë.  Jemi shumë krenarë që kemi arritur në tregun ndërkombëtar pa bërë ende një vit.

Dy emailet e para i kam injoruar se kam menduar mos ishte ndonjë skemë, ose ndonjë gjë jo shumë serioze, pastaj kur insistuan më vonë, pranova.

Unë kam marrë vetëm ftesën, nuk kam pasur pagesë, përveç fotografisë që ishte me dëshirë, të tjerat i ka paguar kompania.

Unë prezantova 10 veshje. Ishte koleksioni vjeshtë-dimër 2024.

Më kanë ardhur oferta që orën e parë që kemi përfunduar pasarelën, por nuk e di se çfarë do të bëjmë në vijim”, u shpreh ndër të tjera Greta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!